Ndërlidhjet

HAGË


Në autopsinë e ish-Presidentit jugosllav, Sllobodan Millosheviq, që sot në Hagë do ta bëjnë patologët holandezë, pritet të marrin pjesë edhe ekspertë serbë. Hetimi i shkaqeve të vdekjes bëhet një ditë pasi Millosheviq u gjet i vdekur në qelinë e tij në Hagë, ku po gjykohej për krime lufte dhe gjenocid.
Familja e tij dhe aleatët politikë kanë shfaqur dyshime për vdekjen, duke e akuzuar Gjykatën për përgjegjësi. Ndërkaq, zyrtarët e Gjykatës thanë se nuk ka shenja që Millosheviq të ketë bërë vetëvrasje.
Ish diplomati amerikan, Richard Holbrooke, i cili ka ndihmuar për Marrëveshjen e Dejtonit, tha se kurrë nuk ka menduar që ai do të jetë njeri i lirë. "Ai i ka filluar 4 luftëra, e ka shkatërruar Evropën Juglindore. Shkaku i tij kanë vdekur mbi 300 mijë njerëz dhe 2 milion e gjysmë kanë mbetur pa shtëpi. Ai nuk do të donte të mbante shumë vite burg, dhe e pagoi duke i dhënë fund jetës", tha Holbrooke.
XS
SM
MD
LG