Ndërlidhjet

BAGDAD


Të paktën 10 njerëz u vranë sot në Bagdad, nga disa shpërthime dhe sulme me armë zjarri, tha policia. 6 veta janë vrarë dhe 13 janë plagosur nga një sulm afër një patrulle të ushtrisë amerikane, ndërsa 4 të tjerë në incidente të ndryshme. Zyrtarët e spitalit më të madh të Bagdadit thanë se gjatë natës kanë pranuar të paktën 20 trupa të pajetë, të gjithë viktima të dhunës.
Ndërkohë, në Bagdad ka vazhduar procesi kundër ish-Presidentit irakian, Sadam Hussein, por ende nuk është e qartë nëse avokatët e tij po marrin pjesë në seancë.
XS
SM
MD
LG