Ndërlidhjet

KANDAHAR


Forcat e sigurisë afgane thanë sot se janë duke i kërkuar 4 shqiptarët dhe 4 afganët, të cilët, guerilasit taliabanë thanë se i kanë rrëmbyer gjatë fundjavës. Sipas tyre, rrëmbimi është kryer të shtunën në rajonin Maivand të Kandaharit.
"Me keqardhje mësuam për rrëmbimin e këtyre shqiptarëve", u tha reporterëve, guvernatori i Kandaharit, Haxhi Asadullah Kalid. "Kemi ndërmarrë një operacion të përbashkët kërkimi", tha ai, duke mos dhënë informata për identitetin e tyre.
Guerilët talibanë nuk kanë dhënë ndonjë arsye për rrëmbimin e tyre.
XS
SM
MD
LG