Ndërlidhjet

HAGË


Kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte i ka cilësuar si "absolutisht thashetheme" pohimet se Sllobodan Millosheviqi është helmuar në Hagë.
- Mendoj se ne duhet ti presim rezultatet e autopsisë, që ka filluar sot. Pra deri sa të kemi fakte precize dhe rezultate, janë absolutisht thashetheme pohimet që ishte i helmuar dhe unë nuk i komtetoj këto thashetheme", tha Carla del Ponte. Në këtë aspekt, ajo tha se për shkaqet eventuale të vdekjes së Sllobodan Millosheviqit "mund të zgjedhet ndërmjet vdekjes normale, asaj natyrore dhe vetëvrasjes". Avokati i të ndjerit Millosheviq, Zdenko Tomanoviq para reporterëve në Hagë e tregoi një letër në të cilën, sipas tij, zoti Millosheviq kishte thënë se i janë dhënë ilaçe të gabuara:
- Millosheviqi ka marrë një dokument të ri para disa ditësh, në të cilin qartas mund të shihet se më 12 janar të këtij viti, në gjakun e tij është gjetur ilaçi që përdoret për trajtimin e leprozës dhe të tuberkulozit.
Duke komentuar vdekjen e ish presidentit jugosllav në qelinë e burgut të Tribunalit të Hagës, ish diplomati i lartë amerikan, Richard Holbrooke tha se shkaku i Millosheviqit janë vrarë më se 300 mijë njerëz:
- Kurrë nuk kam menduar se ai prapë do të jetë njeri i lirë. Ai i filloi katër luftëra. Ai e shkatërroi Evropën Juglindore. Më se 300 mijë njerëz vdiqën ndërsa mbi 2.5 milionë mbetën pa shtëpi për shkak të Millosheviqit dhe ai e paguajti çmimin duke i dhënë fund jetës së tij.
XS
SM
MD
LG