Ndërlidhjet

HAGË


Gjykata Ndërkombëtare për Krime të Luftës tha mbrëmë se rezultatet e autopsisë tregojnë se ish presidenti jugosllav, Sllobodan Millosheviq ka vdekur nga sulmi në zemër, që e goditi në qelinë e tij në burgun e kësaj gjykate. Zëdhënësja e Tribunalit, Aleksandra Milenov tha se autopsia ishte bërë në Hagë.
- Sipas patologëve, shkaku i vdekjes së Sllobodan Millosheviqit ishte sulmi në zemër. Mëtutje, patologët identifikuan dy sulme nga të cilat vuajti Millosheviqi. Analizat toksikologjike do të vazhdojnë, tha zëdhënësja e Tribunalit, Aleksandra Milenov. Ajo mëtutje u shpreh se helmimi ende nuk mund të përjashtohet si shkak i vdekjes së Millosheviqit dhe se hetimet po vazhdojnë. Ekspertët serbë, që morën pjesë në autopsi thanë se procedura nga mjekët holandezë ishte shumë profesionale. Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq tha se Millosheviqit, që gjykohej për krime të luftës dhe gjenocid në Ballkan në vitet e 90-ta, nuk do ti bëhet varrim shtetëror.
XS
SM
MD
LG