Ndërlidhjet

BAGDAD


Ish gjyqtari i regjimit të dikurshëm të Saddam Husseinit sot ka mbrojtur ligjshmërinë e urdhërit për vdekje, që ai e kishte dhënë për 148 vetë të akuzuar se ishin përpjekur për të bërë atentat kundër Saddam Husseinit në vitin 1982. Këtë deklaratë, gjyqtari i dikurshëm Awad Hamid al-Bandar e bëri sot në procesin gjyqësor kundër ish liderit të Irakut dhe 7 bashkëpunëtorëve të tij në Bagdad, përfshirë këtu edhe vetë zotin al-Bandar. Saddam Husseini ka pranuar se ka urdhëruar gjykimin e atyre personave, që ka çuar në ekzekutimin e tyre. Prokurorët thonë se gjykimi i atyre personave ishte krejtësisht i padrejtë.
XS
SM
MD
LG