Ndërlidhjet

SPIN BOLDAK


Katër shqiptarë nga Maqedonia të rrëmbyer nga talibanët janë ekzekutuar, ka bërë të ditur zëdhënësi i talibanëve Muhamed Jusuf, i cili ka shtuar se ekzekutimi është bërë me urdhër të Mulla Omarit, udhëheqësit të talibanëve.
Trupat e katër të vrarëve janë hedhur në rajonin e Kandaharit, kanë bërë të ditur të njëjtat burime. Burimet e kompanisë gjermane Ecolog, për të cilën punonin viktimat, thanë se tre prej tyre janë nga Tetova dhe një nga Shkupi. Dy nga viktimat janë identifikuar si Besim Aliu nga Tetova dhe Sabi Tahiri nga Shkupi.
Talibanët i akuzuan të ekzekutuarit si spiunë amerikanë.
XS
SM
MD
LG