Ndërlidhjet

LONDËR


Irani nën udhëheqjen e presidentit Ahmadinexhad po shkon në drejtim të gabuar, deklaroi shefi i diplomacisë britanike, Xhek Strou.
"Që nga zgjedhja e presidentit Ahmadinexhad, ai dhe një grup i vogël që e rrethojnë, kanë ndërmarrë politika të jashtme dhe të brendshme që rrezikojnë të dëmtojnë reputacionin e Iranit dhe marrëdhëniet me botën. Irani dhe iranianët meritojnë më mirë", tha Strou.
Strou shtoi se megjithatë sulmet ushtarake kundër Iranit nuk janë pjesë e planeve amerikane.
Në Uashington presidenti Bush deklaroi se një pjesë e bombave të përdorura nga terroristët në Irak vijnë nga Irani, duke e akuzuar Teheranin për nxitjen e trazirave në Irakun fqinj.
XS
SM
MD
LG