Gjykata e Kombeve të Bashkuara për krime të Luftës në Hagë sot e ka mbyllur procesin gjyqësor kundër Sllobodan Millosheviqit, që gjykohej për krime të luftës, për krime kundër njerëzimit, për gjenocid në Kroaci, Bosnjë, Kosovë. Përfundimin e gjykimit e shpalli kryesuesi i gjykatës, Patrick Robinson:
- Ne shprehim keqardhje për vdekjen. Ne, poashtu, shprehim keqardhje që vdekja e tij e parakohshme nuk u mundësoi, jo vetëm atij, por edhe të gjitha palëve të interesuara, arritjen e vendimit lidhur me akuzat në këtë gjykim. Vdekja e tij e mbyll këtë proces.
Ky proces gjyqësor pat filluar më 12 shkurt 2002. Sipas rezultateve të autopsisë, Millosheviqi ka vdekur nga sulmi në zemër në qelinë e burgut të Tribunalit në Sheveningen të Holandës. Familja e tij thotë se ende nuk e dinë se ku do të bëhet varrimi: në Serbi apo në Rusi.