Ndërlidhjet

UASHINGTON


Zëdhënësi i Departamentit të shtetit, Tom Casey ka deklaruar se beson se vdekja e Sllobodan Millosheviqit nuk do të shkaktoj shtyerje të rundit të dytë të bisedimeve për Kosovën në Vjenë më 17 mars. "Ne mbështesim përpjekejt e emisarit special të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari dhe dëshirojmë që bisedimet të vazhdojnë", tha Casey. I pyetur se a do të marrë pjesë dikush nga përfaqësuesit e qeverisë amerikane në varrimin e Sllobodan Millosheviqit, Tom Casey ka thënë se nuk ka njohuri "për kurrfarë aranzhmane shtetërore ose çfarëdo pjesëmarrje amerikane" në këtë varrim.
XS
SM
MD
LG