Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryeministri i Serbisë, Voisllav Koshtunica, ka thënë sot se ish-presidenti jugosllav, Sllobodan Millosheviq, mund të varroset në Serbi.
Ndërkohë, një gjykatë e Beogradit e ka pezulluar urdhërarrestin ndaj Mirjana Markoviqit, për t'ia mundësuar pjesëmarrjen në varrimin e burrit.
Kurse, djali i tyre, Marko, sot ka shkuar në Holandë, për të marrë trupin e babait të tij. Ai ka thënë se varrimi mund të bëhet në Moskë, për shkak se autoritetet serbe nuk duan që varrimi të bëhet atje. "Dje i kam kërkuar qeverisë ruse që të lejojë varrimin e përkohshëm të babait tim në Moskë. Autoritetet në Beograd nuk do ta lejojnë varrimin. Ata dëshirojnë ta shmangin këtë ngjarje, dhe për këtë qëllim po përdorin kërcënime, zyrtarisht dhe jozyrtarisht", Marko Millosheviq.
XS
SM
MD
LG