Ndërlidhjet

BEOGRAD


Shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen, i ka nxitur sot autoritetet e Serbisë që të bashkëpunojnë në procesin e bisedimeve për statusin e Kosovës. Pas takimit me presidentin Boris Tadiq në Beograd, Jessen-Petersen tha se e ka lutur atë t’i nxisë edhe serbët e Kosovës që të bashkëpunojnë për të mirën e përbashkët. Ai e vlerësoi dëshirën e përsëritur të zotit Tadiq për t'u takuar me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, duke thënë se do të dëshironte që kjo të ndodhë.
Kryeadministratori Jessen-Petersen tha gjithashtu se “është shumë me rëndësi” që shqiptarët e Kosovës, nën udhëheqjen e Agim Çekut, të krijojnë kushte për përmirësimin e pozitës së serbëve në Kosovë. “Shqiptarët i kanë kuptuar drejtë porositë e bashkësisë ndërkombëtare se duhet të meritojnë që ta drejtojnë Kosovën në të ardhmen", tha shefi i UNMIK-ut, pas takimit me presidentin dhe anëtarët e ekipit negociator të Serbisë.
XS
SM
MD
LG