Ndërlidhjet

HAGË/BEOGRAD


Varrimi i Sllobodan Millosheviqit do të bëhet të shtunën në Pozharevc, kanë thënë zyrtarë të Partisë Socialiste, që dikur udhëhiqej nga i ndjeri Millosheviq. Trupi i tij i pajetë nga Haga arriti në Beograd. Mjekët rusë që i analizuan rezultatet e autopsisë thanë se ata pajtohen me konkluzionin se Sllobodan Millosheviqi vdiq nga sulmi në zemër. Ish presidenti jugosllav, të shtunën e kaluar, u gjet i vdekur në qelinë e burgut të Tribunalit të Hagës në Sheveningen, ku gjykohej për krime të luftës, për krime kundër njerëzimit, për gjenocid, në Kroaci, në Bosnjë, në Kosovë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG