Ndërlidhjet

BAGDAD


Raportohet se forcat e Shteteve të Bashkuara kanë sulmuar me bomba një objekt në veri të Bagdadit, duke vrarë 11 civilë. Agjencitë e lajmeve transmetojnë fjalët e dëshmitarëve që thonë se shumica e të vrarëve ishin gra dhe fëmijë të një familjeje. Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka kumtuar se janë vrarë katër persona: një burrë, dy gra dhe një fëmijë, gjatë sulmit ndaj një shtëpie në hapësirën Isahaqi. Ushtria amerikane tha se ky sulm rezultoi me zënien e një militanti të dyshuar.
XS
SM
MD
LG