Ndërlidhjet

PRISHTINË


Pala kosovare është e përgatitur dhe unike për takimin e nesërm në Vjenë, është thënë pas takimit të sotëm të Grupit Negociator për statusin e Kosovës.
Sa i përket idesë së lidhjeve horizontale të komunave presidenti Sejdiu tha se "nuk ka vend për frikë", pasi plani që ofron pala kosovare mbështetet në parimet evropiane të pushtetit lokal.
Edhe drejtuesi i ekipit të Kosovës në takimin e nesërm, zoti Hashim Thaçi tha se grupi është unik.
Temat e takimit të Vjenës do të jenë financimi i pushtetit lokal, raportet e komunave me popullatë serbe me Serbinë si dhe krijimi i lidhjeve mes komunave në Kosovë.
XS
SM
MD
LG