Ndërlidhjet

SIDNEJ


Sekretarja amerikane e shtetit, Kondolesja Rajs ka kërkuar nga izraelitët dhe palestinezët të përmbahen, pas bastisjes së burgut në Xheriko nga forcat izraelite.
Kreu i Autoritetit palestinez, Mahmud Abas, ka dënuar sulmin në fjalë duke e quajtur krim të pafalshëm dhe akuzoi vëzhguesit britanikë dhe amerikanë për bashkafajësi me Izraelin.
Ushtruesi i detyrës së kryeministrit izraelit, Ehud Olmert, tha se 6 të burgosurit palestinezë të marrë nga burgu i Xherikos do dalin në gjyq për vrasjen e ministrit të turizmit në vitin 2001.
XS
SM
MD
LG