Ndërlidhjet

BEOGRAD


Qindra mbështetës të Sllobodan Millosheviqit, po presin në radhë para Muzeut të Revolucionit në Beograd, për të nderuar kufomën e tij. Ish-presidenti jugosllav do të varroset të shtunën në Pozharevc. Kufoma e tij është kthyer nga Haga, ku ai po gjykohej për gjenocid, krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit.
Kryetari i Dumës ruse, Boris Gryzlov, tha se në varrim nuk do të marrë pjesë ndonjë delegacion zyrtar i Rusisë. "Disa deputetë do të marrin pjesë por ata përfaqësojnë partitë e tyre", tha ai.
XS
SM
MD
LG