Ndërlidhjet

MINSK


Tri ditë para zgjedhjeve presidenciale në Bellorusi, kreu i KGB-së në këtë vend, Steyapan Sukarenka, paralajmëroi se demonstratat anti-qeveritare do të trajtohen si "terroriste". Ai e akuzoi opozitën për planifikimin e marrjes së pushtetit me dhunë, dhe tha se shteti do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme. "Një përpjekje për marrjen e pushtetit me forcë është planifikuar, nën pretekstin e zgjedhjeve. Organizatorët e të ashtuquajturit revolucion nuk po përgatisin protesta paqësore siç kanë thënë, por veprime të dhunshme për t'i provokuar forcat e rendit, në mënyrë që të krijohet kaos dhe që ata ta shfrytëzojnë këtë për marrjen e pushtetit", tha ai.
XS
SM
MD
LG