Ndërlidhjet

SIDNEJ


Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, ka kërkuar nga izraelitët dhe palestinezët që të përmbahen, pas sulmit në burgun e Xherikos nga forcat izraelite.
Kreu i Autoritetit palestinez, Mahmoud Abbas, e ka dënuar sulmin, duke e quajtur krim të pafalshëm, dhe i ka akuzuar vëzhguesit britanikë e amerikanë për bashkëfajësi me Izraelin.
Ushtruesi i detyrës së kryeministrit izraelit, Ehud Olmert, ka thënë se 6 të burgosurit palestinezë të marrë nga burgu i Xherikos, do të nxirren para drejtësisë në lidhje me vrasjen e ministrit të Turizmit në vitin 2001.
XS
SM
MD
LG