Ndërlidhjet

VJENË


Delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit nën drejtimin e zëvendësnegociatorit për statusin e Kosovës, Albert Rohan, zhvilluan në Vjenë bisedimet rreth decentralizimit.
Kryetari i delegacionit shqiptar, Hashim Thaçi, deklaroi para mediave se rrjedha e takimit ka qenë konstruktive. Pala shqiptare ka këmbëngulur tek plani i paraqitur prej saj për decentralizimin, duke u fokusuar tek çështjet që kanë të bëjnë me integrimin e pakicave dhe veçanërisht asaj serbe."
Anëtari tjetër i delegacionit të Kosovës, Ylber Hysa, tha se pala serbe ka parashtruar platformën e saj të decentralizimit, por zoti Hysaj shtoi se pala serbe ka theksuar se nuk është as për ndarje as për kantonizim të Kosovës.
Lidhur me protestën e delegacionit serb ndaj pranisë së zotit Thaçi si drejtues i delegacionit të Kosovës, zoti Thaçi tha se ajo tashmë i takon së kaluarës, e kaluar e errët që nesër varroset me varrimin e Millosheviçit.
Në përfundim të takimit zoti Albert Rohan tha se takimi i rradhës do jetë në prill. Para takimit të ardhshëm të dyja delegacionet do të njihen me një material përmbledhës të takimeve të deritashme.
XS
SM
MD
LG