Ndërlidhjet

BAGDAD


Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Irak, Zalmay Khalilzad, i autorizuar për bisedimet me Iranin, tha se këto bisedime do të fokusohen në shqetësimet amerikane për politikat e Iranit në Irak. Ai kërkoi që bisedimet të mbahen në Bagdad, ndërsa përsëriti se nuk do të ketë ndonjë kompromis me Iranin.
Ndërkaq, ministri i Jashtëm iranian, Manuçer Motaki, tha se këto bisedime do të jenë "shumë të hapura dhe të pastra". Agjencia iraniane e lajmeve e citon atë të ketë thënë se agjenda ende nuk është caktuar, dhe se ata do të përqëndrohen vetëm në çështjen e Irakut.
XS
SM
MD
LG