Ndërlidhjet

BAGDAD


Trupat amerikane dhe irakiane kanë vazhduar ofensivën ushtarake rreth Samarës, në veri të kryeqytetit Bagdad.
Pas tre ditëve të para të këtij operacioni janë arrestuar 80 kryengritës, mes të cilëve dhe gjashtë të dyshuar për vrasjen e gazetarit irakian, Amad Hamid. Sot ushtarët amerikanë në përleshje të armatosur kanë vrarë tetë irakianë.
Operacioni në fjalë ka sjellë dhe zhvendojen e civilëve, të cilët kanë marrë ndihma nga Kryqi i Kuq irakian.
Politikanë sunitë e kanë cilësuar të panevojshëm këtë operacion, derisa kryeministri aktual, Ibrahim al Xhafari, e ka cilësuar operacionin si parandalues dhe të nevojshëm.
Në të tjera zhvillime tre raketa janë gjuajtur në qytetin e shenjtë të Qerbelasë, ku qindra mijëra pelegrinë shiitë janë mbledhur për një festë fetare. Nuk ka informacione për të palgosur. Në një festë të ngjashme dy vjet më parë 181 njerëz vdiqën nga një sulm në Qerbela.
XS
SM
MD
LG