Ndërlidhjet

MINSK


Mijëra përkrahës të opozitës po tubohen në sheshin qendror në Minsk të Bjellorusisë pas mbylljes së votimeve në zgjedhjet presidenciale. Raportohet se afro 5 mijë vetë janë tubuar për të protestuar vjedhjet e dyshuara në këto zgjedhje. Qendrat proqeveritare për hulumtimin e opinionit paralajmërojnë fitoren e presidentit aktual Aleksander Lukashenko, që do të ishte mandati i tij i tretë i njëpasnjëshëm. Komisioni qendror i zgjedhjeve kumtoi se pjesëmarrja në zgjedhje ishte 87%, dy orë para se të mbylleshin vend votimet. Kandidati kryesor opozitar, Aleksander Milinkijeviq më herët tha se nuk do ti njohë rezultatet e këtyre zgjedhjeve.
XS
SM
MD
LG