Ndërlidhjet

BAGDAD


Presidenti Jalal Talabani tha se Iraku është "larg" nga lufta civile. Këto komente ai i bëri duke iu përgjigjur deklarimeve të ish kryeministrit Iyad Allawi, që tha se lufta civile në Irak tashmë kishte filluar. Prej zhvillimeve të tjera në Irak, veçojmë kumtesën e policisë irakiane sipas së cilës trupat e Shteteve të Bashkuara kanë vrarë tetë njerëz, përfshirë këtu edhe një djalë 13 vjeçar dhe prindërit e tij, pasi patrulla amerikane ishte sulmuar në qytetin Duluiya sot më herët gjatë ditës. Ushtria amerikane ka thënë se pjesëtarët e saj kanë vrarë shtatë terroristë, pasi ishin sulmuar.
XS
SM
MD
LG