Ndërlidhjet

BAGDAD


Në Irak gjatë ditës u shënuan shumë incidente nga të cilat u vranë së paku 20 vetë. Sot mbushën tri vite kur forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara i filluan bombardimet që e përmbysën regjimin e Saddam Husseinit në Irak. Zyrtarë të lartë të administratës dhe të ushtrisë amerikane mbrëmë i hodhën poshtë pohimet e ish kryeministrit, Iyad Allawi se Iraku është zhytur në luftë civile. Presidenti amerikan, George Bush, mbrëmë tha se po implementohet strategjia që do të çojë në fitore dhe se Iraku do të bëhet vend më i sigurtë dhe themel i paqes. Trevjetori i invadimit të Irakut u shënua edhe me shumë protesta kundër kësaj lufte në Evropë, në Shtetet e Bashkuara dhe në Azi.
XS
SM
MD
LG