Ndërlidhjet

DUSHANBE


Një gjykatë në Taxhikistan i ka dënuar sot 17 afganë, prej 2 vjet e gjysëm deri në 25 vjet burgim, për vrasje të policëve, pengmarrje dhe trafikim armësh. Zëvendëskryetari i Gjykatës, Jamolkon Saidov, tha se ata janë pjesë e një grupi që gjithashtu është marrë me trafikim narkotikësh. "Duke filluar në vitin 1996, këta njerëz e kanë kaluar ilegalisht kufirin e Taxhikistanit, me qëllim të trafikimit të narkotikëve dhe armëve. Ata gjithashtu kanë marrë peng qytetarë të Taxhikistanit dhe kanë vrarë policë", tha Saidov.
XS
SM
MD
LG