Ndërlidhjet

KLIVLEND


Në ciklin e fjalimeve me rastin e 3 vjetorit të ndërhyrjes ushtarake në Irak, presidenti amerikan, George Bush, në Klivlend të Ohajos, u përqëndrua në zhvillimet më të fundit në Irak, në Iran dhe në përgjithësi në Lindjen e Mesme. Duke folur për kërcënimin që paraqet Irani, presidenti Bush tha se kërcënimi nga ky vend lidhet me objektivin e tyre për ta shkatërruar Izraelin. "Ky kërcënim është serioz. Është kërcënim për paqen botërore, për një aleancë të fuqishme. E kam bërë të qartë dhe do ta bëj prapë, se ne do ta përdorim edhe mundësinë ushtarake për mbrojtjen e aleatit tonë, Izraelit", tha Bush.
XS
SM
MD
LG