Ndërlidhjet

BRUKSEL


Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafai, është takuar sot në Bruksel me treshen e Bashkimit Evropian, për të diskutuar mbi procesin që do t'i paraprijë ratifikimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Shqipëria para një muaji i ka përfunduar negociatat për këtë marrëveshje. Pritet të diskutohet edhe për zhvillimet në rajon. Zoti Mustafai ka nxitur disa reagime me deklaratën e tij se në rast të ndarjes së Kosovës nuk mund të garantohen kufijtë e shteteve të rajonit.
Në Bruksel, nesër do të qëndrojë edhe kryeministri i Kosovës, Agim Çeku. Ai do të takohet me shefin e diplomacisë evropiane, Havier Solana, Komisionerin e BE-së për Zgjerim, Oli Rehn, si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jap de Hoop Scheffer.
XS
SM
MD
LG