Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë,
Soren Jesen Petesen dhe Grupi Negociues për statusin
kanë zhvilluar sonte një takim të përbashkët ku janë
analizuar rezultatet e deritashme të takimeve Prishtinë – Beograd në Vjenë lidhur me decentralizimin. Me këtë rast, presidenti Fatmir Sejdiu dhe shefi i UNMIK-ut Jesen Petersen kanë ndarë mendimin e njëjtë se decentralizimi nuk do të krijojë mundësi që ndonjë komune apo rajon i Kosovës të ketë specifika të veçanta.
Po sot shefi i UNMIK-ut, ka qëndruar në Graçanicë ku ka takuar liderë politikë dhe fetarë të serbëve të Kosovës. Jessen Petersen u ka thënë se statusi i Kosovës do të ketë parasysh edhe shqetësimet e serbëve dhe se liderët shqiptarë të Kosovës janë të vetëdijshëm për këtë. Takimet kanë kaluar jo pa tensione, pasi shefi i UNMIK-ut nuk është pritur mirë nga liderë të Këshillit Nacional Serb në Graçanicë.
XS
SM
MD
LG