Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti Bush ka kundërshtuar të gjithë ata që thonë se në Irak ka luftë civile. Gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë eBardhë Bush tha se ka dhunë në Irak, por jo edhe luftë civile. Megjithatë ai përsëriti se është i vendosur për fitore:
"Po, jam optimist se ne jemi në gjendje që të korrim fitore, por njëherësh jam edhe realist. I kuptoj plotësisht pasojat e kësaj lufte. E kuptoj se janë humbur jetë njerëzish, por unë i kuptoj edhe pasojat nëse nuk i arrijmë qëllimet tona dhe largohemi më shpejt se ç'kërkohet. Në një rast të tillë Iraku do të ishte një vend i paqëndrushëm, një vend nga ku armiqtë do të mund të planifikonin dhe sulmonin Shtetet e Bashkuara", tha presidenti Bush.
XS
SM
MD
LG