Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shkencëtarët amerikanë kanë arritur në përfundimin se virusi H5N1 po zhvillohet në dy forma të ndryshme. Por sipas të njëjtave burime vetëm koha do ta dëshmojë nëse virusi do të transformohet në të tillë që do të mund të transmetohet lehtësisht nga njeriu tek njeriu.
Së fundi virusi H5N1 është gjetur dhe në Pakistan. Vendet fqinje me Pakistanin, si India, Irani dhe Afganistani kanë raportuar më parë rastet e prekjes nga virusi.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka konfirmuar se pesë njerëz kanë vdekur nga gripi i shpendëve në Azerbaxhian.
XS
SM
MD
LG