Ndërlidhjet

BRUKSEL


Kryeministri i Kosovës Agim Çeku sot në Bruksel u takua me shefin për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Javier Solana.
Duke përshëndetur fjalimin inaugurues të z. Çeku në Kuvendin e Kosovës, Javier Solana tha se pret më pak fjalë e më shumë punë nga Qeveria e Kosovës.
Kryeministri i Kosovës ndërkaq tha pas takimit se së shpejti do të bëjë veprime që do të ndikojnë në afrimin e pakicave dhe integrimin e tyre në Kosovë, duke shtuar se shumica shqiptare ka përgjegjësi për t'i integruar pakicat.
Çeku pasdite do të takohet me Komisionerin për Zgjërimin Oli Rehn, si dhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jaap de Hoop Scheffer.
XS
SM
MD
LG