Ndërlidhjet

UASHINGTON


Zëvendës ndihmësja e sekretares së shtetit për Evropë dhe Azi, Rosmari Di Carlo deklaroi se Uashingtoni shpreson që negociatat për statusin e Kosovës do të përfundojnë nga fundi i vitit.
Kur procesi të fillojë, ai nuk do të ndërpritet, sepse status quo-ja nuk është e pranueshme dhe të gjithë janë dakord me këtë, tha Di Carlo.
Lidhur me fillimin e bisedimeve Prishtinë-Beograd, ajo tha se decentralizimi nuk është vetëm çështje e qeverisjes më të mirë, por ai bëhet që pakicave t'u mundësohet të kenë zërin e tyre në qeveri.
Qëllimi i Uashingtonit është që Kosova të mbetet shumetnike, nuk duhet të ndodhë ekzodi i serbëve, kurse të drejtat e tyre duhet të mbrohen, ka thënë përfaqësuesja e Departamentit të Shtetit.
"Në rast të pavarësisë së Kosovës ne nuk mbështesim bashkimin eventual të Kosovës me ndonjë vend tjetër apo pjesë të vendi tjetër", ka thënë Rosmari Di Carlo.
XS
SM
MD
LG