Ndërlidhjet

MITROVICË


Në bazë të një vendimi të Qendrës Koordinuese serbe për Kosovën, prej 16 marsit të këtij viti, 17 mijë serbët e Kosovës që paguhen nga buxheti i Kosovës dhe nga buxheti i Serbisë, nuk mund t'i marrin pagat e tyre edhe nga Beogradi edhe nga Prishtina. Nënkryetari i Qendrës Koordinuese, Vuko Antonijeviç, ka thënë se vendimi vlen për ata që punojnë në institucionet e pushtetit lokal, të arsimit dhe institucione të tjera.
“Është zgjedhje individuale e secilit punonjës, ka të tillë që mendojnë se mund ta kenë më mirë në sistemin e Kosovës, por institucionet serbe duhet të ruhen”, ka thënë Antonijeviç.
Sipas tij, ai që nuk e respekton vendimin e Qendrës Koordinuese, nuk do ta marrë më pagën nga buxheti i Serbisë.
XS
SM
MD
LG