Ndërlidhjet

ZAGREB


Përfaqësuesit e 16 kompanive kosovare dhe të 26 kompanive kroate sot i kanë diskutuar mundësitë e bashkëpunimit.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kroacisë, Nadan Vidosheviq, tha se ekonomitë e Kosovës dhe të Kroacisë kanë hapësirë për bashkëpunim dhe duhet të kërkojnë mënyrat për avancimin e tij.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bujar Dugolli ka theksuar se Kosova ka potenciale për investime, dhe është e gatshme t'i presë investitorët e huaj.
Si fusha për bashkëpunim në të ardhmen janë veçuar bujqësia, energjetike dhe informatika.
XS
SM
MD
LG