Ndërlidhjet

TIRANË


Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha është takuar me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e pushtetit lokal në Qeverinë e Kosovës, Lutfi Haziri.
Pas takimit kryeministri Berisha tha për mediat se u diskutuan çështje të bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat.
Më tej kryeminsitri Berisha shtoi se "i bëj thirrje vëllazërore të gjithë qytetarëve të Kosovës, të cilët në këtë moment shumë të rëndësishëm për vendin e tyre, ta shndërrojnë çështjen e lirive dhe të drejtave të minoritetit në çështje të secilit prej tyre, duke dhënë kontributin thelbësor në këto momente vendimtare për të ardhmen e Kosovës." Kryeminsitri i Shqipërisë ka ftuar homologun e tij nga Kosova, zotin Agim Çeku për të vizituar Tiranën.
XS
SM
MD
LG