Ndërlidhjet

NJU DELHI


Liderët myslimanë në Indinë lindore i kanë thënë një çifti mysliman se duhet të divorcohen pasi burri tre herë është "divorcuar" në gjumë.
Sipas mediave lokale, Sohela Ansari ka thënë se burri i saj, Aftab, tre herë në gjumë e ka shqiptuar fjalën "talaq" që dmth. divorc.
Udhëheqësit lokalë islamikë kanë thënë se pasi Aftab tre herë e ka përsëritur fjalën e njëjtë, atëherë në bazë të procedurës islamike e njohur si "divorci i trefishtë", çifti duhet vërtetë të divorcohet.
Bashkëshortët kanë refuzuar t'i binden urdhërit, kurse çështja tash do të trajtohet nga një qendër lokale për këshilla familjare.
XS
SM
MD
LG