Ndërlidhjet

STOKHOLM


Presidenti serb, Boris Tadiç po zhvillon një viiztë dy ditore në Suedi. Gjatë takimit me kryeministrin Goran Person ata kanë diskutuar dhe për Kosovën.
Lidhur me zhvillimet në Kosovë Tadiç pas takimit tha se "po përpiqemi për një zgjidhje kompromisi." Ai shtoi se "ne po mbrojmë interesat legjitime dhe sovranitetin e territorit", por njëherësh "respektojmë dhe të drejtat e kombit shqiptar".
Kryeministri suedez ka kërkuar nga Tadiç që Serbia të respektojë afatin kohor të vendosur për arrestimin e Mlladiçit dhe bashkëpunim të plotë me Gjykatën e Hagës për ish Jugosllavinë.
XS
SM
MD
LG