Ndërlidhjet

BAGDAD


Gazetarja amerikane, Jill Caroll është liruar sot pasi afro tre muaj ishte mbajtur e rrëmbyer në Irak, ka njoftuar policia irakiane. Sipas këtyre njoftimeve, ajo tash gjendet me zyrtarë të Shteteve të Bashkuara brenda zonës së fortifikuar, ku gjenden ambasadat e jashtme në Bagdad. "Ajo u lirua këtë mëngjes", tha David Cook nga redaksia e së përditshmen Christian Science Monitor, për të cilën punonte gazetarja Caroll. Sipas tij "ajo ka folur me telefon me të jatin dhe është mirë". Jill Caroll, 28 vjeçare, ishte rrëmbyer më 7 janar të këtij viti në Bagdad, nga persona të armatosur, që kishin vrarë përkthyesin e saj.
XS
SM
MD
LG