Ndërlidhjet

JERUSALEM


Aeroplanët e Izraelit sot kryen sulme në Gaza, pasi vdekjes së 4 izraelitëve në një sulm vetëvrasës.
Aeroplanët shkatërruan disa lokacione, disa orë pasi sulmuesi palestinez i veshur si një hebrej ortodoks, e hodhi veten në erë para një vendbanimi hebrej në Bregun Perëndimor.
Përgjegjësinë e mori grupi Brigadat e Martirëve Al-Aqsa, krahu i armatosur i lëvizjes Fatah.
Sot në një editorial në gazetën britanike Guardian, kryeministri palestinez Ismail Haniye ka thënë se qeveria e Hamasit nuk do ta njohë Izraelin dhe nuk do t'i ndërpresë luftimet, nëse Izraeli nuk tërhiqet nga tokat palestineze.
XS
SM
MD
LG