Ndërlidhjet

NJU JORK


Supermodelja Naomi Campbell është arrestuar nën akuzën se e ka sulmuar shërbetoren e saj me telefon celular. Njoftohet se kjo e fundit ka përfunduar me 4 qepje të kokës.
Në polici, modeles 35-vjeçare iu morën gjurmët e gishtave dhe iu bënë fotografitë. Nëse shpallet fajtore, Naomi Campbell mund të dënohet deri 7 vjet burg.
Avokati i saj tha se shërbetorja është lënduar vetë, për t'iu hakmarrë modeles, e cila e kish pushuar nga puna.
XS
SM
MD
LG