Ndërlidhjet

BLACKBURN


Sekretarja e shtetit Condoleezza Rice e ka mbrojtur administratën amerikane nga kritikat se ajo nuk është e përgatitur për konfliktet civile në Irak.
Rice e diskutoi çështjen e Irakut dhe luftën kundër terrorizmit në takimin që sot zhvilloi me udhëheqësit myslimanë në qytetin verior anglez Blackburn.
Rreth 200 protestues ishin tubuar para ndërtesës së bashkisë, ku Rice erdhi e shoqëruar nga homologu i saj britanik, Jack Straw. Sekretarja e shtetit u takua me kryebashkiakun, Yusef Janvirmani, një kundërshtar i luftës në Irak. Myslimanët përbëjnë 20% të banorëve në Blackburn.
Rice deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë bërë "mijëra" gabime taktike në Irak, por e mbrojti vendimin e qeverisë amerikane për të sulmuar Irakun dhe përmbysur Saddam Husseinin.
"Por unë gjithashtu dua të them se askush asnjëherë nuk duhet të dyshojë në përkushtimet e Amerikës për paqe dhe sundim të ligjit. Presidenti Bush e ka theksuar qartë se Shtetet e Bashkuara janë vend i ligjeve, dhe nuk do të tolerojmë që asnjë amerikan, brenda apo jashtë, të përfshihet në akte të torturës", tha Rice.
Sekretarja e shtetit gjithashtu sqaroi se deklarata e saj për mijëra gabimet në Irak kishte karakter figurativ.
XS
SM
MD
LG