Ndërlidhjet

PARIS


Sindikata dhe udhëheqësit e studentëve e kanë hedhur poshtë planin e propozuar nga presidenti i Francës Jacques Chirac për zbutjen e krizës së shkaktuar nga ligji i ri i punës.
Ligji parasheh që punëdhënësit më lehtë të mund t'i punësojnë dhe t'i pushojnë nga puna të rinjtë.
Masat e qeverisë shkaktuan protesta në mbarë Francën, kurse disa u shkallëzuan në dhunë.
Mbrëmë Chirac tha se do të nënshkruajë ligjin e ri, por sinjalizoi se ai do të pësojë ndryshime.
"Ka ardhur koha për qetësim të situatës, për urtësi dhe drejtësi sepse bëhet fjalë për interesin kombëtar. Ky është misioni që na jep kushtetuta", tha Chirac.
Protestuesit thanë se protestat e ardhshme do të mbahen më 4 prill.
XS
SM
MD
LG