Ndërlidhjet

RAMSHTEIN, GJERMANI


Gazetarja Jill Caroll, që këtë javë u lirua nga rrëmbyesit në Irak, është distancuar nga deklaratat e saj të mëparshme ku kritikohej përfshirja e Shteteve të Bashkuara në Irak. Në një kumtesë të lexuar nga redaktori i saj, gazetarja amerikane tha se rrëmbyesit e kishin detyruar atë të bëjë deklarata të pavërteta. Jill Caroll dje arriti në bazën ushtarake ajrore të Shteteve të Bashkuara në Ramshtein të Gjermanisë, dhe sot arriti në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG