Ndërlidhjet

TEHERAN


Irani ka bërë të ditur se është i gatshëm të negociojë lidhur me programet që kanë të bëjnë me pasurimin e uraniumit.
Njëherësh, shefi i diplomacisë iraniane, Mançur Motaki gjatë një konference shtypi në Teheran theksoi se prodhimi i uraniumit të pasuruar në shkallë të vogël, që filloi në shkurt do të vazhdojë.
Kjo sipas tij parashihet dhe nga konventat ndërkombëtare, të cilat janë nënshkruar dhe nga Irani.
Këshilli i Sigurimit në fillim të muajit i dha Iranit 30 ditë kohë për të ndërprerë programet në fjalë.
XS
SM
MD
LG