Ndërlidhjet

PRISHTINË


Zëvëndësshefja e UNMIK-ut, Patricia Waring tha gjatë një ceremonie të organizuar në ditën ndërkombëtare të informimit dhe ndihmës për luftimin e minave, se Trupat Mbrojtëse të Kosovës kanë luajtuar një rol të rëndësishëm në pastrimin e vendeve të minuara në Kosovë. Kërcënimi nga mjetet e pashpërthyera është një problem i madh, me të cilin përballen sidomos vendet e dala nga lufta. Që prej vitit 1999 në Kosovë janë pastruar me mijëra metra katror nga mjete të ndryshme të pashpërthyera. Nga minat kanë humbur jetën 112 persona dhe janë plagosur 448 të tjerë.
XS
SM
MD
LG