Ndërlidhjet

BAGDAD


Gjykata irakiane njoftoi se ka ngritur akuza të reja për gjenocid ndaj ish presidentit Sadam Husein dhe gjashtë bashkëpunëtorëve të tij. Akuzat i referohen një sulmi me gaz ndaj mijëra civilëve në fshatin Halabja në vitin 1988.
"Ky raport tregon se hetimi mbi operacionin Anfal ka përfunduar. Çështja i është dërguar tashmë Gjykatës së krimeve"- deklaroi gjykatësi Raid Juhi.
5 mijë persona, mes tyre shumë gra dhe fëmijë mbetën të vdekur si pasojë e sulmit me gaz ndaj kurdëve, që u ndërmorr në fund të viteve 1980 në veri të Irakut.
XS
SM
MD
LG