Ndërlidhjet

ATHINË


Diplomatët nga Shtetet e Bashkuara, Rusia, Ballkani dhe nga 6 vende të Bashkimit Evropian sot do të marrin pjesë në një takim në Athinë për të diskutuar për statusin e Kosovës. Takimi është i mbyllur për gazetarë, por zëvendës ministri i jashtëm i Greqisë, Yiannis Valinakis tha se "duhet të gjejmë zgjidhje që janë reciprokisht të pranueshme dhe jo të imponohen nga jashtë". Ai mëtutje tha se "të gjithë duhet të kontribuojmë për stabilizimin e rajonit, që përfshinë edhe përcaktimin statusit final pë Kosovën". Pritet që në këtë takim do të marrin pjesë kryeadministatori i Kosovës, Soren Jessen-Petersen, i dërguari i Kombeve të Bashkuara, Albert Rohan, Rosemary diCarlo nga Departamenti amerikan i shtetit, që përfaqëson Grupin e Kontaktit për Kosovën, e të tjerë.
XS
SM
MD
LG