Ndërlidhjet

MAJAMI, SHTETET E BASHKUARA


Autoritetet thonë se zëvendës sekretari i shtypit i Departamentit të sigurisë së brendshme të Shteteve të Bashkuara, Brian Doyl është arrestuar i dyshuar se ka përdorën internetin për ta mashtruar një vajzë të re. Zoti Doyl, 55 vjeçar, ishte arrestuar në shtëpinë e tij në shtetin Merilend nën akuzën se ka përdorë kompjuterin për mashtrimin e fëmiut dhe për dërgimin e materialit të dëmshëm për të vegjlit. Autoritetet kanë bërë të ditur se ai ishte në internet në lidhje me, siç besonte ai, vajzën 14 vjeçare. Por, doli se "ajo" në të vërtetë ishte zëvendësi i sherifit në Floridë. Departamenti i sigurisë së brendshme është agjencia kryesore e Shteteve të Bashkuara në luftën kundër terrorizmit.
XS
SM
MD
LG