Ndërlidhjet

ARRANZHIMI I PAVARËSISË PËR KOSOVËN


Wall Street Journal

Me fillimin e bisedimeve për statusin përfundimtar të Kosovës, nuk ka edhe aq shumë dyshime se rezultati i këtyre bisedimeve do të jetë pavarësia. Në Bashkimin Evropian nuk ekziston ndonjë entuziazëm i madh për krijimin e një shteti të vogël, të goditur nga varfëria dhe nga ndarjet etnike, por diplomatët thjesht besojnë se nuk kanë zgjidhje tjetër. Carld Bildt, ish i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara për Ballkanin thotë se të gjitha alternativat e tjera janë më të këqija dhe ai pret që kjo çështje të zgjidhet deri në fund të këtij viti. Përkundër ndihmave ndërkombëtare prej disa miliardë dollarësh, popullata vazhdon të jetë etnikisht e ndarë. Për Faik Halimajn, një 67 vjeçar, i cili gjatë luftës ka humbur pesë anëtarë të familjes, pavarësia është përmbushja e një ëndrre që hap rrugën për integrim në Bashkimin Evropian. Tek shqiptarët, lufta në Kosovë konsiderohet të ketë qenë e madhërishme. Nëpër qytete, dyqanet shesin gurë varri të gdhendur në formë të një “luftëtari të lirisë” me armë në duar. Nëpër kafeteritë kudo, burrat luajnë me letra bixhozi nën fotografinë e Bill Clintonit, presidentit amerikan në kohën e bombardimeve ajrore të NATO-s. Por, për atin Sava Janjiq, nga Manastiri i Deçanit, Kosova është shtëpia e Serbisë.
Që prej vitit 2000, Bashkimi Evropian ka investuar 2 miliardë euro në Kosovë, por pavarësisht prej kësaj shume, 37 për qind e popullatës jeton në varfëri me vetëm 1 euro e 42 centë në ditë; papunësia është rreth 35 përqind, kurse niveli i vdekshmërisë së foshnjave është më i larti në rajon. Prandaj diplomatët mendojnë se këto rrethana nuk do të ndryshojnë, përderisa statusi vazhdon të mbetet i pazgjidhur. Robert Cooper, drejtori i përgjithshëm i Bashkimit Evropian për çështje të jashtme ka thënë se problemi kryesor i Kosovës në fakt nuk është pavarësia, por është izolimi nga statusi i pazgjidhur. Kosova ka rezerva të mjaftueshme të zinkut, argjendit dhe nikelit, prandaj Kombet e Bashkuara vlerësojnë se minierat një ditë do të jenë boshti i një ekonomie më të fuqishme. Por, Erhard Busek, koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, pohon se investimet e huaja, të domosdoshme për zhvillimin e resurseve të Kosovës, nuk do të realizohen përderisa të mos realizohet siguria politike në Kosovë.





XS
SM
MD
LG